Mbyllet Kuvendi/ Opozita braktis sallën, mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin e punimeve për tre javët e ardhshme

Pas rreth dy orësh debat, opozita është larguar nga salla e Kuvendit në kohën kur fjalëën e mori kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërkohë  me votat e mazhorancës u miratuan punimet nga data 29 shtator-17 tetor 2025 teksa opozita nuk mori pjesë. Pas votimit, seanca u mbyll nga kryeparlamentari, Niko Peleshi.

Seanca e kësaj të hënë u shoqërua me debate dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit kërkoi që të ripërsëritet seanca kur u votua programi qeverisës dhe kryeministri Edi Rama të vij në Kuvendt për t’ua prezantuar qytetarëve shqiptarë.

Më herët 7 deputetë të PD i dorëzuan Kuvendit kërkesën për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me raportimet për takimin e fshehtë në Aruba mes përfaqësuesve të qeverisë dhe mafias, dhe ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi.

Kërkesa për interpelancë bazohet në takimin e vitit 2019 në Aruba, ku, sipas dokumenteve të Antimafias italiane dhe Policisë gjermane, persona të afërt me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë në negociata me krerë të botës së krimit për ndërtimin e kullave në Tiranë.