Mbledhja e deputetëve demokratë, Bardhi: Do ngrihet Komision Hetimor për reformën zgjedhore, bashkëkryetar Oerd Bylykbashi

Mbledhja e tretë e deputetëve demoktratë që u zhvillua në Kukës ka sjellë frytet e para. Gazment Bardhi ka deklaruar pas mbledhjes se në këtë takim u vendos ngritja e një komisioni hetimor për reformën zgjedhore.

Ai tha se bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërsa anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit hetimor që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashekryetar është caktuar  Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama”, u shpreh Bardhi.