Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje sa i takon Maturës 2025.
Sipas të dhënave të Portalit Studentor, provimet me zgjedhje i kryen në total 25 mijë e 872 maturantë. 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:
https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures
