Masat ndaj Kosovës, Kurti: Janë të përkohshme, jemi në kontakt me SHBA dhe BE

Kryeministri Albin Kurti i ka konsideruar sërish të padrejta masat që BE ka marrë ndaj Kosovës.

Lidhur me vendimin që Kosova mos të jetë pjesë e programit prej 7.5 miliardë euro, kurti tha se është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE.

Nga Podujeva, ai ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohen duke përmendur dhe anulimin e vizitave.

“Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe janë zbatuar disa prej tyre. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që ti kalojmë ato kredi e grande në vlere prej 149 milionë euro kredi dhe grade që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë.

Deri më sot janë identifikuar 45 persona identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulem dhune ndaj ushtarëve të KFOR-t policisë e gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë, ju e patë çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor. Qytetarë serb janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste, nëse nuk do ti shpallini do të bënim shkelje dhe dëm”, tha Kurti.

Gjithashtu ai shtoi: “Me BE jam në kontakt ë përditshëm dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”.