Masakrohet me thikë 23 vjeçari shqiptar në Greqi, 4 vite më parë ishte vrarë edhe vëllai i tij

Majtas Ridjan Myftari, djathtas Koço Myftari

Një 23 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Athinë mëngjesin e sotëm. I riu i identifikuar si Koço Myftari është dërguar nga miqtë e tij me urgjencë në spital por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

I riu mësohet se ishte nga fshati Rusan i Delvinës ndërsa arsyet e vrasjes së tij ende nuk janë zbardhur nga autoritetet greke.

Myftari, me origjinë nga Delvina, është dërguar në spital rreth orës 05:30 me orën lokale. Ai është futur në sallën e operacionit, por nuk ia ka dalë të mbijetojë. Pasi kanë dërguar Myftarin, shokët janë larguar nga spitali, por policia i ka identifikuar dhe ka arritur që t’iu marrë dëshminë. Ata kanë deklaruar se sherri nisi për pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të organizatës.

 Vëllai i 23 vjeçarit Ridjan Myftari. ishte vrarë 4 vite më parë në Gjermani, por nuk dihet ende nëse dy vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.