Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama pranon se i është kërkuar edhe nga vende të tjera

Nga Luksemburgu, ku Shqipëria po mban Konferencën e dytë Ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se i është kërkuar edhe nga vendet e tjera një marrëveshje si ajo me Italinë për emigrantët.

Por, Rama tha se këto vende kanë marrë një përgjigje negative duke shtuar se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Italisë janë shumë të veçanta, duke kujtuar nd

Megjithatë Rama hezitoi të tregonte se cilat vende kishin kërkuar një marrëveshje të tillë.

Pyetje: Ju keni një marrëveshje me Italinë për emigrantët ka frymëzuar vende të tjera të BE-së. A është afruar ndonjë vend tjetër tek ju për një gjë të tillë dhe çfarë do t’i thoni. Atyre skeptikëve që thoni se po bëni punën e pistët të BE.

“E kam shpjeguar disa herë pse Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje dhe si e shohim ne këtë dukuri. Së pari, po, na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë jo. Së dyti, të gjithë duhet të kuptojnë se marrëdhënia jonë me Italinë është mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet dhe po kështu shkon pas në kohë me një volum domethënëse ndërveprimi gjatë më shumë se 30 viteve të fundit, që kur dolëm nga gropa e ferrit e regjimit më mizor komunist në Europë”, tha Rama në Luksemburg