Lulzim Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, ka paralajmëruar reformimin e PD

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, i cili pritet të nisë në orën 10:00, te pallati i Sportit, Asllan Rusi. 

Kuvendi parashikon të votojë Këshillin e Ri Kombëtar, e njëkohësisht pritet të reformohet statuti; t’i hapet rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë. 

Kuvendi do të çelet me fjalën e kryetarit Lulzim Basha, i cili në Facebook ka bërë të ditur se takimi vjen në një moment vendimtar për të ardhmen e PD dhe të vendit. 

Kuvendi i fundit i Lulzim Bashës është ai i 18 dhjetorit, ku vendimi kryesor ishte përjashtimi i çdo personi të shpallur non grata, siç është dhe lideri historik i së djathtës, Sali Berisha.