Lista e plotë/ Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Edi Rama do thirret si dëshmitar, bashkë me të Ilir Beqaj dhe disa ministra

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, që nisi me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Ky komision do të hetojë koncesionet e Check Up dhe Sterilizimit.

Ndërkohë kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi ka thënë se brenda datës 10 qershor do të merren një pyetje disa zyrtarë të lartë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Përveç Ramës, do të merren në pyetje edhe ish-ministrat Ilir Beqaj, Shkëlqim Cani, ministret Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Klodian Rjepaj, ish.zvministër Shëndetësie që ndodhet në burg për Sterilizimin si dhe ortaket dhe administratorët e të dy koncesionarëve.

Lista e plotë:

1-Edi Rama

2-Ilir Beqaj

3-Ogerta Manastriliu

4-Shkëqlim Cani

5-Anila Denaj

6-Albana Kociu

7-Klodjan Rjepaj

8-Geraldina Prodani

9-Ortaket dhe administratorët e të dy koncesionarëve

10-Nisma Thurje

11-Endri Tafani

12-Pano Soko

13-Artan Koni

15-Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshem që nga firmosja e kontratave deri në zbatimin

16-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare dhe spitaleve që nga nisja e zbatimit të koncesionit.

17-Kryetaret dhe anëtarët e dhënies së koncesioneve

18-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet

19-Drejtuesit e agjencisë së prokurimit publik

20-Avokatura e shtetit

21-Cdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.