LISTA e “Nisma Shqipëria Bëhet”/ Adriatik Lapaj garon në listë të hapur, të atin e vendos të parin në Berat

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e 186 kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

Ajo që bie në sy është se në qarkun e Tiranës do të kandidojnë si Adriatik Lapaj në listë të hapur, bashkë me Endri Shabanin dhe Pano Soko.

Në lista vihet re një tjetër fenomen. Adriatik Lapaj ka kandiduar babain e tij Behar Lapaj, të parin në Qarkun e Beratit.

Gjithashtu, Dashnor Sula, i lënë jashtë listave të Partisë Demokratike gjeti strehim në orët e fundit te koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sula ishte kandidati më i votuar në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit, por për shkak të vendimit të Berishës për të përjashtuar emrin e tij nga lista e mbyllur, ai u largua.

Listën e plotë e gjeni duke klikuar këtu:

https://files.fm/u/5cdk6pzycz