Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Argitës

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë venë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive.

Ndërkohë Jamarbër Malltezi vijon të mbahet nën masën e arrestit në shtëpi.