Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure një takim me disa ministra, në lidhje me ligjin per referendumet, pas draftit të prezantuar një ditë më parë në kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Ky i fundit ishte pjesë e takimit të sotëm me Ramën, bashkë me zv/kryeministren Albana Koçiu, ministrin e shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe ministrjeb shtetit Për Marrëdhëniet Me Parlamentin, Erjona Ismaili.
“Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë dhe shoqërinë civile, për të shkuar drejt një projekti të konsoliduar mirë, që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të mbetet një proces konsultativ,” tha Balla dje gjatë një konference për mediat me gazetarët.
Ndërkohë Rama me pas u takua me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe disa prej institucioneve të varësisë si kreu i AKSHI-t, Igli Tafa.