“Ligj elektoral”, KAS rrëzon KQZ për nismën “Burgjet e Hapura” të Nasip Naços

KAS i ka hapur rrugë miratimit në Kuvend të nismës së deputetit të PS, Nasip Naço për “Burgje të Hapura” që parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontrate pune.

Në mbledhjen e sotme, KAS rrëzoi KQZ, me këtë të fundit që e konsideroi një ligj elektoral.

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer se 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.

Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.

Kujtojmë se Kuvendi ankimoi vendimin e kreu të Komisionit Qëndror rë Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ishte shprehur se nisma e deputetit të Partisë Socialiste, Nasip Naço favorizon një shtresë të caktuar personash dhe mund të ndikojë në procesin elektoral.