Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi dje se ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë një kërkesë ku kërkonte procedim disiplinor dhe pezullimin nga detyra të prokurorit të SPAK, Olsi Dado, të cilin e ka sulmuar vazhdimisht, pasi është prokurori që ka kryer hetimet ndaj tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa.
Por ILD në një reagim pas interesimit të mediave thotë se dje, deri në përfundim të orarit zyrtar nuk është administruar ankesë nga Veliaj.
“Në përgjigje të interesit, deri në përfundim të orarit zyrtar, nuk është administruar ankesë nga z.Veliaj në ILD. Nëse do ketë ditët e ardhshme, ju them”, njofton ILD duke përgënjeshtuar kryebashkiakun.
Në kërkesë, Veliaj shkruan se Dado nuk duhet të pranonte hetimin, pasi është në konflikt interesi, siç pretendon kryebashkiaku, lidhur me një leje ndërtimi.
“Thjesht fakti qё prokurori ёshtё subjekt pёrfitues nga leja e ndёrtimit, do tё thotё se ndodhet nё konflikt tё hapur interesi, e pёr pasojё nuk duhet tё kishte pёrfaqёsuar akuzёn qё nё krye tё herёs”- thuhet mes të tjerash në kërkesën e tij.
Sipas Veliajt, telefonatat e prokurorit, i cili shpreh pakёnaqёsinё nё lidhje me procedurёn e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit, dёshmojnё qёllimin keqdashёs tё zotit Ols Dado pёr tё pasqyruar nё dosjen hetimore fakte tё pavёrteta.