Elton Qyno
Një letër anonime, por me përmbajtje të informacioneve të hollësishme ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj dhe njerëzve të familjes së tij, ka vënë në lëvizje prokurorinë e Posaçme SPAK, duke nisur një hetim kryesisht.
Letra ka mbërritur në SPAK nga persona anonimë të paidentifikuar deri më tani, por që aty radhitet një informacion i detajuar për veprimtarinë ekonomike të Erjon Veliaj, vëllait të tij, gruas Ajolës dhe njerëzve të tjerë të familjes së kryebashkiakut dhe të besuarve të tij në Bashkinë e Tiranës.
Pikërisht kjo letër anonime që flet për një seri transaksionesh të dyshimta brenda dhe jashtë vendit, investime në pasuri të paluajtshme në Tiranë dhe jo vetëm, është çelësi paraprak i informacionit që ngriti në këmbë çështjen penale për hetim pasuror ndaj kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.
Rasti në fjalë po ndiqet nga Olsi Dado, një prokuror i katapultuar me shumë urgjencë brenda radhëve të SPAK, duke marrë fillimisht dosjen hetimore të mbërritur nga Vlora për kreun e bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe arrestimin e këtij të fundit në 23 mars 2024.
Por nuk kaloi dy muaj nga arrestimi i Jorgo Goros, Ols Dado me urdhër të kreut të SPAK, ka hapur hetim kryesisht duke u mbështetur mbi këtë letër anonime të mbërritur në SPAK, kundër kreut të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj.
Brenda një kohe shumë të shkurtër një seri shkresash u prodhuan nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK, duke ja dërguar të gjitha bankave të nivelit të dytë në vend, Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtorisë së Përgiithshme të Tatimeve, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Zyrës së Deklarimit të Pasurive dhe Dhomës së Noterëve Kombëtarë të Shqipërisë.
Nga ana e ILDKPI-së janë dorëzuar në SPAK të gjitha deklaratat e pasurisë të depozituara nga Erjon Veliaj dhe bashkëshortja e tij.
Në kërkesat e tyre, SPAK kërkon informacion të detajuar për pasuritë, bizneset, transaksionet bankare dhe huatë financiare ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj,ëëllait të tij, Arbër Veliaj, gruas së kryebashkiakut, Ajola Xoxe dhe nënës së tij, Shqiponja Veliaj.
Ndërkohë SPAK informacion ka kërkuar dhe për vjehrrin e Erjon Veliaj, shtetasin Arben Xoxa, i cili ka ndërruar jetë dhe gruan e këtij të fundit Valbona Xoxa, lidhur me pasuritë që disponojnë, transaksionet që janë kryer në banka.
Disa nga zyrat qendrore të bankave në Tiranë, tashmë kanë çuar informacion të detajuar për lëvizjet bankare të Erjon Veliaj, vëllait të tij, Arbër Veliaj, Ajola Xoxës dhe tre kompanive të administrohen prej saj si “Botime Enciklopedike”, “Partners Laë” dhe zyrës së konsulencës që administrohet prej Xoxes.
Studio ligjore “Partners Laë” dhe zyra e konsulencës që administrohen nga Ajola Xoxa kanë të njëjtë adresë të ushtrimit të aktivitetit, në “Sky Taëer”. Zyra e konsulencës ka funksionuar nga viti 2009 deri në Tetor 2018.
Ndërsa në qershor 2018, Xoxe ka hapur në katin e 10 të “Sky Tower” studion ligjore “Partner Law”, konsulencës, kryesisht ligjore, nëpërmjet këshillimit ligjor për çështje të ndryshme, përgatitjes së kërkesë padive ose të kërkesave gjatë procedimit civil, dhe administrativ, penal si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, arbitrazhit ose të organeve të Administratës Publike.
Ndërkohë në vitin 2021, përmes punonjësve të “Partner Law” nëna e Ajola Xoxes, Valbona bëhet pronare me 100 për qind e kompanisë “AVA Studio” që promovon kulturën dhe artin.
Tashmë hetimi është në fazën fillestare të mbledhjes së dokumentave të pronave dhe transaksioneve bankare. Ndërsa Erjon Veliaj, pak kohë më parë u thirr në SPAK si person që kishte dijeni për veprimet e kryera nga ana e bashkisë së Tiranës, lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Hetimi pasuror është hetimi i parë dhe i vetëm që është hapur ndaj kreut të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj.