Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një valë protestash duke marrë shkas nga ndërtimi në Zvërnec dhe pamjet e rënda se si nje prej rojeve private tërhiqte zvarrë një prej banorëve të zonës.
Qytetarët kanë kërkuar që pjesë e proteste të bëhen edhe VIP-at shqiptar, por shumë prej tyre kanë heshtur ose janë bërë palë me qeverinë.
Ndër to janë vëllezërit, Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët kerkojnë nga qeveria leje për një kullë 33 kate në qytetin e Vlorës.
Behet fjalë për për ndërtimin e një kulle në Vlorë nga kompania “DGC” sh.p.k.”, e themeluar në vitin 2024 nga Donald Veshaj dhe Glenis Çobo.
Ndërkohë në dhjetor të vitit 2024, shoqëria “Anchor Investment” në pronësi të Albi Shyti, blen 50 përqind të aksioneve të “DGC” shpk, për një vlerë prej 5 mijë euro.
Veshaj, Çobo dhe Shyti më pas aplikojnë për një kullë 33 kate, në qendër të Vlorës, e cila është ende në zyrën e Ramës.
“Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DGC” sh.p.k.”.
Teksa Donaldi pret lejen për këtë kullë, së bashku me vëllain e tij, Romeo kanë dhënë edhe ata mendimin e tyre për protestën.
Romeo dhe Donald madje kanë folur edhe në emër të qytetarëve të Vlorës duke thënë se vlonjatët e duan projektin dhe në Tiranë nuk mund të flitet në emër të tyre.
Reagimin e kanë bërë përmes platformës së tyre “X Media” ku u shprehën në favor të investimit në zonë, duke argumentuar se ai mund të sjellë zhvillim ekonomik dhe turistik.
“Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri”, tha Donaldi gjatë emisionit.
Në fakt nuk pritej ndonjë reagim tjetër nga vëllezërit Veshaj, të cilët kanë qenë pjesë edhe e fushatës elektorale të PS në Vlorë, dhe presin një “OK” nga Rama për të marrë lejen për ndërtimin e kullës 33 kate në Vlorë.