Lefter Koka paraqet në GJKKO mbrojtjen për inceneratorin e Fierit, avokati: Akuzat politike, nuk ka asnjë qindarkë të pajustifikuar

Ish-ministri Lefter Koka ka paraqitur nëpërmjet avokatit të tij në Gjykatën e Posaçme mbrojtjen përsa i përket aferës së inceneratorit të Fierit.

Avokati i tij në konkluzionet e mbrojtjes pretendon se Koka nuk ka kryer asnjë shkelje ligji, port ë gjitha akuzat janë politike.

Sipas tij, Lefter Kokës nuk i është gjetur asnjë qindarkë e pajustifikuar. Përsa i përket firmave që ka hedhur për këtë incinerator, avokati shprehet se ish-ministri nuk ka patur fuqi vendimmarrëse, por ka vepruar si titullar.

Në provat që i janë paraqitur gjykatës, thuhet se Ministria e Mjedisit nu ki ka dhënë fondet, por janë dhënë nga Ministria e Financave. Për të ekzekutuar procedurën është ngritur një grup me 7 persona, nga të cilët vetëm 2 janë nga Ministria e Mjedisit, ndërsa 5 të tjerët nga Ministria e Financave.

Koka mohon edhe se mund të ketë patur komunikime me Klodian Zoton, ndërsa shton se gjetjet e SPAK janë për 5 anëtarët e tjerë të Ministrisë së Financave.

Për inceneratorin e Fierit janë dhënë këto dënime:

Lefter Koka 10 vjet

Alqi Bllako 7 vjet

Klodian zoto 12 vjet

Pellumb Abeshi 4 vjet

Florian Muçaj 3 vjet

Azem Shatëri 3 vjey

Erjon Murataj 4 vjet

Sabina Cenameri 4 vjet

Arben Dervishaj 4 vjet

Loran Dusha 8 vjet

Arjola Kodra 3 vjet

Arbër Denizi 7 vjet

Juri Imeraj 7 vjet

Regan Merdani 4 vjet

Gentian zifla 4 vjet


Këto janë konkluzionet e mbrojtjes së Lefter Kokës në GJKKO:

1-Nje dosje hetimore e fraksionuar ne copa  me qellim moszbardhjen e te vertetes dhe pergjegjesive te secilit.

2. Akuza eshte kopje e ekzakte e akuzes se procesit Elbasanit me te njejtet persona, te njejtat shoqeri dhe te njejtat fakte penale, madje dhe prtenca eshte e njejte.

3-Kosto e impiantit të Fierit ka tejkaluar vleren qe shteti ka paguar dhe koncesionari ka pesuar humbje te renda.

4- Administratori i përcaktuar nga shteti ka faktuar se koncesionari ka paguar 5.2 Milion Euro punime shtesë , pa marrë asnje fond nga buxheti i shtetit si dhe ka pesuar nje dem prej 3 milion euro .

5. Hetimi shmangu dhe pengoi te verteten per kete impiant duke mos kryer nje akt ekspertimi inxhinierik pasi e kuptoi qe do te deshtonte ne akuza ne rast se do ta kishte bere nje te tille.

6.Procedura eshte konform ligjit e filtruar edhe nga anetaret e institucioneve qe kishin te detyre me ligj ta filtronin dhe monitoronin ligjerisht (ATRAKO,MEI)

7- Cështja mbi shpronësimin e tokës është gjykuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e cila e ka cilesuar Truall pronen e shpronesuar ndersa ministria e mjedisit e shpronesuar me vlere toke are me nje vlere 6 fish me pak.

8-Punimet kane filluar per pergatitjen e kantierit qe ne vitin 2017 sipas lejes provizore te Bashkise faktuar kjo edhe nga Vendimi i Gjyqtares Paraprake te ceshtjes

9- Askush nga personat e pyetur deri më sot nuk dëshmon të jetë influencuar apo ti ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës .

10- Nuk rezulton asnjë njohje e Lefter Kokës me koncesionarët.

11-Hetimi dhe akuza bazohen vetem ne disa fatura shoqerish pa analizuar dhe provuar sesi kane shkuar keto leke te Lefter Koka

12-Per cdo paragraf te akuzes kemi paraqitur me qindra dokumenta dhe argumenta qe katerciperish vertetojne te kunderten?

13-Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013,  faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit dhe si jane pastruar?

14-Prona që kërkoni të sekuestroni ka një vlerë 4 fish më të larë se vlera e korrupsionit të pretenduar 

15-Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.

16- Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht dhe me porosi.