Kryetari i PL Ilir Meta ka shkuar në zyrën e ish kryeministrit Sali Berisha, tre ditë pasi në media u aludua se raporti mes tyre nuk ishte si më parë.
Ky takim vjen pas zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës ku kandidati i PS fitoi përballë atij të Bashkë Fitojmë.
Berisha dhe Meta kanë njoftuar se nga shtatori do të nisin me protesta për të larguar këtë regjim që sipas tyre mund të ikë vetëm me protesta.
“Në shtator do të vazhdojnë protestat për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Populli shqiptar nuk mund të votojë më i lirë, nëse nuk ngrihet në protestë”, u shpreh Berisha pak ditë më parë.