Është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare ish-basketbollisti i Dinamos dhe gazetari i njohur Enea Andrea.
Burime për mediat bëjnë me dije se Andrea ka qenë duke bërë palestër në momentin që nuk është ndjerë mirë. Raportohet se teksa ka qenë duke u ushtruar, 54 vjeçari ka pësuar një atak kardiak, që i mori edhe jetën.
Si basketbollist, Enea Andrea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë.
Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës. Enea Andrea është vëllai binjak i aktores së mirënjohur, Ema Andrea. Lajmi për vdekjen e parakohshme të tij ka tronditur të afërmit dhe miqtë e 54-vjeçarit.