Janë zbardhur emrat e tre kandidatëve që garojnë për të marrë drejtimin e Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Ata janë eksperti i sigurisë Faik Basha, ish deputeti i PS Denis Deliu dhe kreu aktual i komanduar i Gardës oficeri Simon Zereci .
Gara për kreun e ri të Gardës u hap pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, në qershor të 2025-ës. Ndërkohë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave ka qenë në dhjetor të vitit të kaluar.
Branda 45 ditë nga çelja e garës, komisionini i ngritur nga Ministria e Brendshme duhet të zgjedhë kreun e ri të Gardës.
Aktualisht, Garda e Republikës drejtohet nga i komanduari Simon Zereci, që mban detyrën që prej 3 qershorit të këtij viti, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.