Një ish efektiv i forcave RENEA u vetëplagos mbrëmë me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Institutit në Kamës ku Bledar Beluli, 37 vjeç mësohet se është plagosur aksidentalisht me armën që mbante me vete.
Ish-efektivi mësohet se ka marrë një plumb në këmbë. Beluli ishte nisur për në spital, por nuk ka mundur dhe është ndalur tek Casa Italia ku ka kërkuar ndihmë.
37-vjeçari e kishte armën me leje dhe dyshohet se është shkrepur në momentin që po e pastronte.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia
Ish-efektivi i RENEA-s edhe vite më parë ka pasur një incident të rëndë. 37-vjeçari në vitin 2019 është rrëzuar nga një greminë pranë Thethit teksa po bënte Alpinizëm. Ish-efektivi pësoi dëmtime të mëdha në të gjithë pjesët e trupit, ndërsa u nxor nga gremina pas disa orësh nga kolegët e tij. Kjo ka qenë edhe arsyeja që e ka detyruar atë të heqë dorë nga policia.