Albin Kurti ka komentuar draftin e kryeministrit Rama për Asociacionin, duke deklaruar se e beson Ramën kur thotë se drafti është i mirë. Kurti tha se ky draft duhet t’i propozohet Vuçiçit për komunat shqiptare në Serbi.
“ Nuk kam dyshim që Rama beson që propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu krejt çfarë unë propozoj është që Rama këtë draft t’ia prezantojë Vucic në takimin e radhës të Ballkanit e Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë. Aq më tepër që neni 8 pika 1 thotë që republika shqiptare mbron të drejta e minoriteve jashtë terriutorit të Shqipërisë, në vend që t’i propozohet për serbët në veri, t’ia propozojë për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë”, tha Kurti.
Pas Vuçiç i cili tërhoqi ushtrinë në gatishmëri të serbëve në veri të Kosovës, edhe kryeministri Albin Kurti ka ulur tensionet.
Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, Kurti ka pranuar se do të zhvillohen zgjedhje të reja, por grupet e dhunshme duhet të tërhiqen nga tre komunat. Kurti u shpreh se nuk do të marrë parasysh caktimin e një date të re, por do presë sugjerimet e ndërkombëtarëve.