Kupola organizative e Partisë Socialiste i besohet Ardian Çelës, besnikut të Gjushit dhe modelit patronazhist 

Një rikthim i beftë në krye te kupolës së Partisë Socialiste është ai i Ardian Çelës. I shkarkuar pak muaj më parë nga kreu i kompanisë më të madhe publike, asaj të emergjisë OSHEE, Çelës iu besua detyra më e rëndësishme në PS, sekretarin organizativ.

Ndonëse Çela ndodhet nën hetim nga SPAK për shumë tendera të denoncuar të energjisë, duket se për Ramën nuk ka qënë problem. Çela ka drejtuar politikisht qarkun e Durrësit, ka shërbyer si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit me Vangjush Dakon që ndodhet në burg, krijuan së bashku sistemin e votës në territor, i cili u perfeksionua nga PS në qendër me sistemin e patronazhistëve. 

Gjithashtu, ndryshimet e tjera në sekretariatin e PS nuk sollën asgjë të re, përveçse ndryshime emrash. 

Sekretariati i plotë i Partisë Socialiste:

Sekretar Organizativ: Ardian Çela

Sekretar në Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca

Sekretar Digjital dhe i Rinisë, Etjen Xhafa,

Sekretare e Gruas: Evis Kushi

Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë: Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore: Eridian Salianji

Sekretar i Programit: Milva Ikonomi

Sekretar i Përgjithshëm: Blendi Klosi