Në Gjykatën e Lartë është regjistruar kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtepie”, caktuar nga GJKKO.
Rekursi është regjistruar këtë të premte ndërsa nuk dihet se kur do të merret në shqyrtim.
Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie’ që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, i akuzuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ndërkohë Malltezi, i cili fillimisht u la në burg e më pas në “arrest shtepie”, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Berishës rrezikon që t’i digjet mandati i deputetit, pasi ka gati 6 muaj që nuk paraqitet në Kuvend.