Kundër surrogacisë, martesave LGBT dhe abortit, protestë në Tiranë në Ditën e Fëmijëve

Sot në 1 qershor, në ditën e fëmijëve, një protestë është mbajtur në qendër të Tiranës, ku qytetarët janë mbledhur kundër projektligjit për shëndetin riprodhues. Ata shprehen se ky projekligj është antifamilje.

Më pankarta në duar ata kanë dalë në shesh kundër surrogacisë, sterilizimin e të rinjve dhe abortin e vajzave 16 vjeçare pa dijeninë e prindërve. Koalicioni Pro Jetës dhe Familjes së bashku me shoqata dhe qytetarë kanë mbajtur një marshim me qëllim mbrojtjen e familjes shqiptare, baba-nënë-fëmijë.

Pastori, Akil Pano u ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin revokimin e projektligjit famëkeq antifamilje .”Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që deputetët e mazhorancës kanë hartuar pa konsultime dhe po synojnë ta kalojnë në Kuvend.