Një 46 vjeçar ka vrarë me thikë gruan, nënën e saj e më pas edhe veten në rrethana ende misterioze.
Krimi fatal ndodhi në Kumanovë në ambientin e shtëpisë në rrugën e “Leskovcit”, ku nëna dhe bija e saj jetonin, e po këtu autori u hodh nga dritarja për t’i marrë jetën edhe vetes.
Megjithëse u transportua me urgjencë drejt spitalit, ai nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.
Çifti kishte dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi ndërsa tjetri ndodhej në një nga dhomat.
Sipas informacioneve të policisë, krimi makabër ndodhi rreth orës 12:45 të së premtes.