Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj fiton gjyqin me Bashkim Ulajn

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin në gjykimin e nisur mbi akuzën private të ngritur nga Bashkim Ulaj, i cili kërkonte dënimin e kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes.

Akuza ishte ngritur për deklarimet dhe qëndrimet publike të z. Shehaj mbi grabitjen e pronave në zonën e Rrjollit dhe mbështetjen e tij për banorët në protestën e tyre.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata rrëzoi akuzën dhe e deklaroi Agron Shehajn të pafajshëm.

Ky vendim konfirmon se denoncimi i çështjeve me interes të lartë publik nuk është vepër penale, por detyrë e çdo përfaqësuesi të zgjedhur. Fjala e lirë nuk gjykohet, por mbrohet. Partia Mundësia do të vijojë të qëndrojë pranë banorëve të Rrjollit dhe pranë çdo qytetari që ngre zërin për pronën dhe të drejtat e tij.

VENDIMI:

  1. Viktimat akuzuese Bashkim Ulaj dhe Shoqëria “GENER 2” sh.p.k kanë paraqitur
    pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasin Agron
    Shehaj, i akuzuar për veprën penale “Shpifja”, të parashikuar nga neni 120, paragrafi 2,
    të Kodit Penal.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, me
    vendimin nr. 64, datë 31.07.2026, vendosi:
  3. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj, lidhur me veprën penale
    “Shpifja”, të parashikuar nga neni 120, paragrafi 2, të Kodit Penal.
  4. Shpenzimet gjyqësore siç janë kryer.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
    Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e
    nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.
    Tiranë, më datë 31.07.2026