Balluku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK: U thirr për t’u njohur me akuzën

SPAK ka dhënë informacion rreth aryes së përse ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku u paraqit sot në SPAK.

Prokuroria e Posaçme informon se Balluku është njohur me akuzën e cila lidhet me disa procedura prokurimi, për tu pyetur lidhur me këto akuza, ndërsa i është komunikuar edhe zgjatje e hetimeve me 3 muaj.

“Në përgjigje të kërkesave tuaja, znj. Belinda Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi, objekt hetimi; për t’u pyetur lidhur me akuzat, si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale”, thuhet në reagimin e SPAK.

Ndaj Ballukut tashmë rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tenderë.

Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”.