Kryeministrja e Danimarkës sulmohet dhe qëllohet me grusht nga një burrë në qendër të Kopenhagës

Kryeministrja e Danimarkës Mete Frederiksen përjetoi një ngjarje aspak të këndshme ditën e djeshme në Kopenhagë.

Ajo ishte duke hyrë në një nga super-marketet në sheshin Kultorvet, në qendër të qytetit, kur një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht.

Sipas mediave vendase sulmuesi u bllokua dhe u arrestua menjëherë.
Pas ngjarjes kryeministrja reagoi përmes zyrës së shtypit duke deklaruar se ishte e tronditur nga ajo që ndodhi.

Në njoftim thuhej gjithashtu se jeta e saj nuk është në rrezik por sigurisht ka pasoja psikologjike.
Mete Frederiksen, 46 vjeç, ka udhëhequr Partinë Social Demokrate Daneze, në krye të një koalicioni të qendrës së majtë që nga qershori 2019. Kryeministrja ka udhëhequr fushatën zgjedhore edhe pr në zgjedhjet e BE, por mediat raportojnë se prania e Frederiksen në sheshin Kultorvet nuk ishte e lidhur me fushatën e saj elektorale.

Ky nuk është sulmi i parë i një politikani të rangut të lartë në Europë gjatë vitit 2024, më 15 maj kryeministri sllovak, Robert Fico u qëllua me tre plumba dhe shpëtoi mrekullisht. Ndërkohë, tre ditë më parë politikani britanik, Najxhëll Farazh” i hodhën pijen në fytyrë dhe e gjuajtën me gotë gjatë një takimi elektoral.