Zgjati shumë pak qetesia në protestën e opozitës. Qytetarët të mbledhur para Kryeministrisë kanë hedhur molotov në drejtim të godinës, ndersa i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Protestuesit po ashtu hodhen flakadanë dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë, edhe pse kjo e fundit është e blinduar nga forcat e policisë.
Nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë, që janë të shumtë në numër. Një grup protestuesish tentuan të thyejnë kordonin policor, por pa ia arritur qellimit.
Qytetarët njëzëri kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama, me protestën që vjen fill pas dënimit me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.
Kjo protestë pritet te shoqërohet gjatë gjithë kohës me tensione, në atë që opozita e ka konsideruar si mosbindje civile.
Kujtojmë se mbi një mijë forca policore ndodhen në terren ndërsa disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit janë të bllokuara deri në përfundim të këtij tubimi, që pritet të zgjasë deri në orën 22:00.