“Kryeministri Kurti refuzoi t’ju takojë”, Rama: Nesër do të jem në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhje me refuzimin që bëri kryeministri I Kosovës Albin Kurti për ta takuar.

Rama do të zhvillojë një tur ballkanik pas mbylljes së “Open Balkan” dhe në axhendën e tij është edhe vizita në Prishtinë. Por më herët Albin Kurti tha se nuk do ta takojë Ramën pa u mbajtur mbledhja mes dy qeverive, të cilën Rama e anuloi pa arsye disa javë më parë.

Kryeministri u pyet lidhur me këtë refuzim për t’u takuar, ndërsa u përpoq t’i shmangej pyetjes duke thënë se sot kishte dalë në media për të folur për një temë tjetër, referuar studentëve të mjekësisë.

Rama konfirmoi se të enjten do të jetë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik.Kryeministri u shpreh se për turin që do nisë në Ballkan do flasë nesër nga Prishtina, por pa dhënë detaje të tjera për takimin me Albin Kurtin.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe turit, do të flasë kur është koha për të folur që është; nesër në Prishtinë!”, tha Rama.