Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku ka theksuar se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Sipas tij rezervat e rritjes së Europës janë në Ballkan dhe Bashkimi mund të rritet vetëm nëse këto vende anëtarësohen. Ai tha se vendet që nuk janë anëtarësuar në BE nuk duhet të presin formalizimin por të fillojnë një reformë zhvilluese duke arritur në nivel për vendet anëtarë.
“Kapaciteti i Europës është në rënie e sipër. Si mund ta konsiderojmë sot BE, është një problem apo mundësi. Shikoni Europën e sotme, Kroacia e disa vende të tjera nuk janë anëtarë, si do ishte pamja sot e BE, mendoj se do kishim rritje ekonomike, se ne vendet e Europës qendrore kemi sjellë ndryshim në Europë. Se ne mendojmë se kjo është ajo që do të sjellë Shqipëria. Përgjigjia është e thjeshtë; rezervat e rritjes janë në Ballkan, nuk janë në gjendje të tjera të Europës. Ka rezerva, ekonomik dhe politik. Ne kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Mendoj se një tendencë arrrihet duke u bashkuar të gjithë së bashku.
Është e turpsjme sesa avash po ecën ky proces për në BE. Pashë që Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, pas 10 vjetësh, vetëm Gjermania do mbetet ( si forcë e madhe) se nëse zgjerimi do ecë me këtë ritëm kaq të ngadaltë është vetëvrasës.
Do e mbështesim në të ardhmen integrimin, jo vetëm për arsyet e miqësisë por dhe për ato që përmenda pak më lart”, tha Orban.