Kryeministri grek i drejtohet ashpër Ramës nga Brukseli: Jam i zhgënjyer dhe i indinjuar për rastin e Fredi Belerit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur i zhgënjyer dhe i indinjuar me qeverinë shqiptare për rastin e Fredi Belerit.

Në një konferencë për shtyp që ka dhënë në Bruksel pas samitit që u mbajt atje, Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës dhe qeverisë Rama, ndërsa siç ka thënë ka njoftuar më herët homologët e tij ëvropianë për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryetarit të zgjedhur të Heimarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe është në burg – sipas mendimit tonë – me dispozita të dyshimta procedurale”, tha ai.

Kryeministri e cilësoi rastin Beleri si “goditje për shtetin e së drejtës dhe përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane”, duke shprehur dëshirën për një zgjidhje të shpejtë, duke deklaruar se në të kundërtën “do të jetë një element i vlerësimit grek për integrimin europiantë vendit”.

“Unë e konsideroj si një goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane. Pres që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt. Një çështje shumë e rëndësishme për ne dhe zgjidhja ose moszgjidhja e saj, uroj që e para që theksoj, të jetë një element i vlerësimit grek të rrugës evropiane të Shqipërisë, që fillon tani dhe është një rrugëtim i gjatë”, theksoi ai. , duke vazhduar : “Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri”.

Duke iu drejtuar qeverisë Rama, kryeministri bëri të qartë se çështja Beleri nuk është një çështje që Greqia “do ta lërë të kalojë kaq lehtë”, duke lënë të kuptohet se do të ketë vazhdimësi në reagimin e Athinës për të ndryshuar qëndrimin e Tiranës. “E respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua ta jem shumë i qartë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të kalojë kështu, pa pasur reagim nga Greqia. Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian me konferencën e kolegëve të mi se çfarë saktësisht po ndodh sot me këtë rast”, përfundoi kryeministri.