Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO pasi është paditur për fyerje dhe shpifje.
Mësohet se ajo është paditur nga juristi Romeo Kara pasi ky i fundit e ka paditur lidhur me një deklaratë që Kryemadhi ka bërë se ai është paguar për të bërë kallëzim ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
“Kam gjyq”, u shpreh Kryemadhi para kamerave përpara se të futej në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
“Me kë?”, iu drejtuan gazetarët, ndërsa deputetja u përgjigj: “Për shpifje me inceneratorin në SPAK. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”.