Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Brescias, në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Meleqe Lusha. Pas krimit, i riu, Eduart Xhani, është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë pranë karabinierëve në Cremona, ku edhe është vetëdorëzuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, në banesën e familjes, në rrugën “Tagliata”.
Pas ngjarjes, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë tragjedi familjare.
Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi dinamikën e ngjarjes. Në vendin ku ndodhi krimi kanë mbërritur edhe vëllezërit e viktimës.