Deputeti demokrat Saimir Koreshi ka ironizuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Lulzim Basha.
Ai tha se Basha do të bëjë Kuvend shtëpie me njerëz nga Call Center, pasi nu ki ka deputetët që i duhen, ndërsa shtoi se Basha duhet të gjejë kandidat për Kukësin dhe të shohë sesa fitues është.
“Jam pro protestave. Këto nuk janë të mjaftueshme, por mund t’u tregojë njerëzve se opozita është aty. Njerëzit nuk mund të rrinë në shtëpi, duhet të protestojnë. Që nga karburanti apo check-up-i. Ne duhet t’i kthejmë besimin qytetarëve. Basha duhet të gjejë kandidatin për Kukësin dhe të përballet dhe të shohë sa se fitues është. Problemi ynë është që të rrëzojmë këtë qeveri dhe të vijmë në pushtet në 2025-ën. Edhe unë te lagja ime kam thirrur një Kuvend privat. Çfarë nisme kombëtare do të marrim ata ku i kanë deputetët?! Kuvend privat mund të bëjë gjithsecili nga ne. Basha do mbajë Kuvend shtëpie, me njerëz nga call center”, tha ai në News 24.
Përsa i përket përçarjes në Partinë Demokratike, Koreshi tha se i përket grupit të atyre që do bashkimin e demokratëve. Sipas tij, bashkimi i parë është ai i grupit parlamentar, për të bërë bvetejat e radhës në Parlament.
“I përkas atyre deputetëve që kërkojnë bashkim të demokratëve. Më në fund po shoh se po ndodh diçka. Duam të vazhdojmë atje ku e lamë. Duhet reflektim. Momenti i parë është ai i grupit parlamentar për të bërë betejat e radhës për çka realisht kjo qeveri po bën shumë gjëra, po del çdo ditë një hajdutëri tjetër. Koha është që të merren masa që të jemi në një llogore kundër Edi Ramës. Duhet t’i japim zgjidhje ngërçit”, u shpreh Koreshi.