Konventa/ Kush e sfidon Ilir Metën për President të PL-së, 3 gra në garë për postin e zv.Presidentit

Ditën e sotme mban punimet Konventa e Partisë së Lirisë ku do të zgjidhet Presidenti dhe zv.Presidenti i kësaj force politike.

Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho rivalizohet nga anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë dhe nga Miranda Rira.

Ndërkohë pak para nisjes së kësaj Konvente, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi paralajmëroi largimin e saj nga politika.

Pasi u la jashtë jashtë Kryesisë së PL, Kryemadhi tha se ka vendosur që të mos bëj luftë ndërsa shtoi se prioritet tashmë do të jenë 3 fëmijet e saj.

Ndërkohë Ilir Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij dhe shtoi se askush nuk e ka marrë peng.