Kontrollet në banesat e të afërmve, reagon Ahmetaj: Merruni me fondet e inceneratorëve, jo me 1.8 milionë euro imagjinare

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia, këtë herë për kontrollet që janë ushtruar nga agjentët e BKH-së në banesat e të afërmve të tij.

Sipas tij, kjo që po bën BKH është reprezalje, pasi prindërve të tij u janë marrë edhe telefonat, në kërkim të provave për inceneratorët. Përsa i përket akuzave se në llogarinë e ish-bahskëshortes kanë kaluar 1.8 milionë euro në një bankë në Zvicër, Ahmetaj thotë se ato që duhet të ndiqen janë fondet e inceneratorëve, jo paratë imagjinare.

“ Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, shkruan Ahmetaj.