Byroja Kombëtare e Hetimit po kryen disa kontrolle në banesat e të dyshuarve për rastin e Arben Ahmetajt. Mësohet se agjentë të BKH kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në Tiranë dhe Lalëz në kuadër të hetimeve për inceneratorët.
Ata kanë shkuar në banesa të të afërmve të ish ministrit, një ndër to shtëpia e babait të bashkëjetueses Erjola Hoxha, në Gjirin e Lalëzit.
Kontrollet po bëhen me qëllim mbledhjen e sa më shumë provave për të provuar akuzat që rëndojnë mbi Ahmetajn.
Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.