“Kontrolle në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë”, ende asnjë shenjë nga 42 vjeçari që plagosi policin

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me kërkimet që janë duke u zhvilluar, për kapjen e 42-vjeçarit Klered Bozhanaj, i cili plagosi me armë efektivin e forcave “Shqiponja”.

Uniformat blu njoftojnë se janë duke u zhvilluar kontrolle në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë, megjithatë ende nuk ka asnjë shenjë të tij. Policia i bën thirrje qytetarëve të telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion, teksa rikujtojnë dhe shpërblimin prej 20 000 eurosh të vënë në dispozicion.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.