KONTRASTI/ Nëndetësja e zhdukur e milionerëve dhe qindra emigrantët e mbytur në Greqi

Teksa forca të shumta shpëtuesish pompërpiqen të shpëtojnë 5 milionerë dhe eksplorues që u zhdukën pasi nisën një mision për të vëzhguar Titanikun, një tjetër fatkeqësi në det që dyshohet se ka lënë qindra njerëz të vdekur është hequr nga qendra e vëmendjes.

Mbytja javën e kaluar e një varke peshkimi të mbushur me emigrantë që përpiqeshin të kalonin nga Libia në Itali shkaktoi arrestime, protesta të dhunshme dhe pyetje në lidhje me dështimin e autoriteteve për të vepruar ose për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për këtë çështje.

Por shumë avokatë të të drejtave të njeriut janë të zhgënjyer që bota duket se tashmë ka ecur përpara dhe se burimet dhe vëmendja e medias që i kushtohen përpjekjeve të shpëtimit të “Titanit” janë shumë më të mëdha se ato të anijes së fundosur të emigrantëve.

Mijëra artikuj më shumë janë botuar për nëndetësen e zhdukur sesa për varkën e emigrantëve, edhe pse të parët firmosën dhe paguan qindra mijëra euro për të shkuar në fund të oqeanit, ndërsa të tjerët lanë shtëpitë dhe familjet e tyre për të siguruar një jetë më të mirë, por fatkeqësisht gjetën vdekjen.