Deputetja demokrate, Albana Vokshi, njëkohësisht kryetare e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka kërkuar anulimin e mbledhjes së sotme.
Ajo tregoi se i kanë bërë një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke i kërkuar rikthimin e deputetëve të përjashtuar
Gjithashtu Vokshi tha se kanë kërkuar nga Sekretariati i Etikës që të përjashtojë deputetët që ajo i quajti dhunues(Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe,).
Lidhur me mbledhjen e kaluar të këtij komisioni, e cila u shoqërua me përplasje dhe tensione të vazhdueshme, Vokshi tha se deputët e opozitës kanë kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit zëvendësimin e Plarent Ndrecës i cili mban postin e nënkryetarit. Gjithashtu kërkon të nisin procedurat për masa disiplinore ndaj Ndrecës dhe administratës që ‘ka penguar hetimin parlamentar’ sic thotë ajo.
Vokshi tha se socialistët po përpiqen të mbyllin komisionin me qëllim që të fshehin abuzimet me koncesionet e shëndetësisë.
“ I kemi dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të fillojë procedurat parlamentare për zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit të komisionit që kanë shkelur rregulloren dhe ligjin për komisionet hetimore. Të paralajmëroi 6 deputetët e tjerë për shkeljet që janë bërë në këtë komision. Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të opozitës në Komisionin Hetimor. Komisionet hetimore funksionojnë me ligje të veçanta. 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent.
Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe, të nisë masave disiplinor për sekretarin e përgjithshëm dhe gjitha administratës që ka penguar komisionin. Kemi bërë kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues për këta deputetë, kemi përgatitur edhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar“, tha Vokshi.