Komisionerja e Zgjerimit: Duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, Rama: S’kemi alternativë tjetër

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos gjatë vizitës në Tiranë konfirmoi se Shqipëria e ka vendin e saj në familjen europiane.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama, Marta Kos u shpreh besimplotë se Shqipëria mund të përmbyllë negociatat deri në fund të 2027.

“Erdha për të treguar mbështetjen për objektivat tuaj ambiciozë, më kanë thënë që janë objektiva realistë. Ju citoj kur thonë që dëshironi që negociatat të përmbyllen deri në fund të 2027. Jemi në rrugën e duhur, jemi në udhë të mbarë, janë hapur grukapitujt e caktuar. Nuk bëhet fjala vetëm për hapjen, por edhe për mbylljen e tyre. Jam e sigurt që me të gjitha reformat që po kryeni kjo do të jetë e mundur. Duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Me ju brenda, Europa do jetë më e fortë”, tha Kos.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama pohoi se vendi ynë nuk ka alterantivë tjerër, përvec integrimit të plotë në familjen europiane.

“Po presim komisioneren e zgjerimit në vizitën e saj të parë me shi. Unë ia sqarova që shiu është bereqet dhe kam bindjen që do jetë ogur i mirë për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe disbursimit të fondeve shtesë për Shqipërinë. Është kënaqësi që iu presim këtu në Tiranë dhe dua ta përsëris që ne në rajon, e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është anëtare e BE. Duke pasur gjakun më pranë nesh, sesa pranë Brukselit, shpresoj, jam i bindur, më vjen jashtëzakonisht mirë që takohemi në një moment kur kemi arsye të jemi krenarë për çfarë kemi bërë, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë, por si diçka që duhet marrë. Është mbështetja e një institucioni të madh dhe kërkues si BE, që jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë. Ne e dimë se nuk ka alternativë tjetër, tha Rama.