Kualifikimi i kombëtares serbe të futbollit, për në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024”, ka sjellë reagime të forta nga patriotët shqiptarë.
Ismail Morina i njohur edhe si Ballist Morina, tifozi i cili ngriti flamurin në Beograd nëntë vite më parë, ka komentuar në faqen zyrtare të “UEFA” në rrjetet sociale, duke i cilësuar futbollistët serbë si ‘lepuj’. Komenti i tij duket se ka rindezur gjakrat me tifozët dhe futbollistët serbë.
“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit!” – shkruajti Morina.