KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit ndaj Irena Gjokës, kërkon t’i kalojë ILD-së

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares, Irena Gjoka, teksa Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se ajo nuk kishte deklaruar në formular një dënim në vitin 2005 në Greqi për falsifikim vize.

Sipas Prokurorisë, vendimi i autoriteteve greke për Irena gjokën është autentik.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, shumica e anëtarëve të KLGJ-së vendosi që çështja duhet t’i kalojë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.  

Kujtojmë se akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, sa i takon dosjes “Partizani”.

Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi.