Kishte mbjellë kanabis afër shtëpisë, arrestohet 52 vjeçari në Krujë

Një 52 vjeçar është arrestuar në fshatin Mazhë e Vogël, Krujë pasi u kap duke kultivuar kanabis.

Agron Hoxha dyshohet se kultivonte drogën, e cila u gjet e mbjellë afër shtëpisë së tij.

Policia asgjësoi me anë të djegies 500 rrënjë kanabis ndërsa autori iu nënshtrua veprimeve procedurale.