Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar ku janë miratuar ndryshimet në statut, që parashikojnë emërimin e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhit dhe nënkryetarit të Kuvendit Agron Gjekmarkaj, si nënkryetar partie.
Mësohet se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, 6 anëtarë kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve, të cilat u bën pas bashkimit të dy grupimeve Bardhi-Berisha, që tashmë po shkrihen edhe në poste partiake.
Ndryshimi tjetër lidhet edhe me deputetët e grupit të Bardhit, të cilët tashmë janë pjesë e Kryesisë së Rithemelimit.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në një komunikim me gazetarët deputeti Flamur Noka deklaroi se ky bashkim është gjithçka për demokratët. Ai tha se sot është një ditë historike për demokratët por edhe një ditë e zezë për Edi Ramën.
“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.