Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i dënuar me dy vite burg për blerje votash.
Vendimi ku Beleri kërkon pafajësinë do të jepet më datë 25 qershor. Gjatë seancës së sotme, Beleri hodhi sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se u arrestua me urdhër të tij.
Më herët gjatë seancës, prokurorët e SPAK, kërkuan lënien në fuqi të dënimit me 2 vite burg dhënë nga GJKKO për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë.
Ndërkohë vendimi nëse ai do të shpallet i pafajshëm apo do të vuaj dënimin e tij, do të jepet më 25 qershor, ora 13:00.
Rikujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet, teksa kandidonte për partinë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.