Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, mbi të cilin rëndojnë 3 akuza për aferën e inceneratorëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi kërkon që Kuvendi të mbledhë sa më shpejt Këshillin e MAndateve, teksa kërkon që SPAK të hetojë edhe kryeministrin Edi Rama.
“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.
I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, shkruan Bardhi.
LEXO EDHE: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, kërkesa mbërrin në Kuvend