Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, mesazhin ku kërkojnë 50 milionë lëkë e dërgojnë me kuti picash

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peshkopi ku një pronar i një biznesi karburantesh është kërcënuar dhe i është kërkuar një shumë e madhe parash.

Sipas informacioneve paraprake, mesazhi është dërguar përmes një kutie picash. Brenda saj ndodhej një mesazh ku kërkoheshin 50 mijë euro, si edhe disa materiale që dyshohet se mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv.

Pas sinjalizimit, Policia rrethoi zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë dhe mbajti nën kontroll perimetrin për rreth tre orë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Raportohet se u debijua qarkullimi automjeteve dhe ka vijuar nëpërmjet unazës së Peshkopisë.

Nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar, teksa policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.