Policia italiane ka sekuestruar ngarkesën më të madhe të kokainës së kapur në Itali, e gjetur në një anije peshkimi dhe ka vënë në pranga 5 persona mes të cilëve një shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se policia gjeti 5.3 ton “pluhur të bardhë” dhe arrestoi ekuipazhin.
Koloneli i Guardia di Finanza, Gianluca Angelini i repartit të Palermos, thotë se:
“I arrestuari shqiptar quhet Elvis LLeshaj, i lindur në 1988 dhe nuk rezulton të jetë banues në Itali.
Ai nuk ka precedentë penalë.
Kokaina ishte transportuar nga anija tregtare Plutus, me flamurin e Palau-s, e cila u nis nga Amerika e Jugut (ndoshta Venezuela)”.
Banda synonte të furnizonte të gjithë tregun kombëtar, do të kishte sjellë të ardhura mbi 850 milionë euro. Dhe një pjesë e kësaj ngarkese, spekulojnë hetuesit, ishte nisur drejt Palermos.